JUDY RISING REINKE: NATO ËSHTË MË I FORTË DUKE IU FALËNDERUAR KONTRIBUTIT TË MALIT TË ZI

0
70

Aleanca e NATO-s është shumë më e fortë duke iu  falënderuar kontributit të Malit të Zi,vlerësoi  ambasadorja  SHBA-së, në Malin e Zi, Judy Rising Reinke, në hapjen e Forumit To Be Secure (2BS) në Budvë. Forumi dy-ditor, i cili mblodhi së bashku liderë dhe figura me ndikim nga rajoni, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u organizua nga Aleanca e Atlantikut të Malit të Zi, kurse në fokus të tij do të jetë stabiliteti, siguria dhe prosperiteti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor në kontekstin e procesit në kontinentin evropian dhe  planin global. Reinke tha se duhet shumë punë për të organizuar një tubim të tillë , prandaj, falënderoi organizatorët. Ajo  kujtoi  se Mali i Zi,  javën e kaluar shënoi 13 vjetorin e  pavarësinë dhe se për këto 13 vjite “ky komb i vogël ka bërë përparim të madh”. “Aleanca e NATO-s është shumë më e fortë falë kontributit të Malit të Zi. Më shumë se kurrë, është e rëndësishme që të kemi miq që mund të ruajnë shpinat tona “, tha Reinke. Sipas saj, Mali i Zi është një nga liderët e bashkësive Euro-Atlantike. Reinke tha se e dënimin në rastin e “grushtit të shtetit”, e konsideron si fitore të sundimit të ligjit në Malin e Zi.

SHARE