PËR ZGJEDHJET LOKALE TË KOMUNËS SË TUZIT, 200 QYTETARË TË DREJTË VOTE MË SHUMË SE NË ZGJEDHJET E MËPARSHME

0
147

Të dhënat e përditësuara të Listës Zgjedhore për Tuz, tregojnë se të drejtë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme lokale për këshilltarët në Kuvendin e Komunës së pavarur të Tuzit, do të kenë rreth 200 qytetarë më shumë se në zgjedhjet e mëparshme.

Ministria e Punëve të Brendshme e MZ, publikoi të dhënat për numrin e votuesve në këtë komunë, si dhe mënyrën se si qytetarët mund të informohen lidhur me Listën  e tyre Zgjedhore, por edhe se si ti kontrollojnë të dhënat e tyre.”Numri i zgjedhësve në listën e zgjedhësve në komunën Tuzi në të cilën u mbajtën zgjedhjet e mëhershme më 15 prill 2018, ishte 11.744 votues.

Kurse numri i zgjedhësve në listën e zgjedhësve për zgjedhjet lokale në komunën e Tuzit deri më datën 29.11.2018 ishte 11.941 zgjedhës”, thuhet në komunikatë nga MBP-ja.

Nga MPB-ja,  vënë në dukje se lista e zgjedhësve, zgjedhësi  mund ta shikoi personalisht, çdo ditë pune nga ora 8 deri në orën 14, në sportelin e Filalit të MPB-së, në Tuz, me letërnjoftim të vlefshëm ose me dokument udhëtimi (pasaportë).

Në shqyrtim të drejtpërdrejtë, zgjedhësi mund të kërkojë ndryshimin e të dhënave të regjistruara në listën e zgjedhësve.

Votuesi gjithashtu mund të shikoj vendvotimin e vet përmes portalit të internetit www.biraci.me, precizohet në komunikatë të MPB-së.

“Në këtë portal, qytetari, duke shkruar numrin e kartës së identitetit, ose pasaportës, mund të kontrollojë se a është në listën e votuesve dhe në cilin vendvotim voton.

Duke pasur parasysh se saktësia e adresës në të cilën jeton një qytetar është e rëndësishme për saktësinë e listës së zgjedhësve, në këtë portal është e ofruar mundësia të paraqesë  në mënyrë elektronike kërkesën për të ndryshuar adresën  në kuadër të komunës në të cilën ai e ka  të  regjistruar vendbanimin e vet, përkujtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme e MZ.

Zgjedhjet lokale për Komunën e plotë të Tuzit, do të mbahen më 3 Mars 2019.

SHARE