ARRESTOHET LIDERI I LËVIZJES PËR NDRYSHIME, NEBOJSHA MEDOJEVIQ, REAGOJNË PARTITË OPOZITARE

0
69

Lideri dhe deputeti i Lëvizjes për ndryshime, njëkohësisht edhe njëri nga liderët e Frontit Demokratik Nebojsha Medojeviq, u arrestua mbrëmë në urdhër të lëshuar nga Gjykata e Lartë e Podgoricës nën akuzën për marrje dhe dhënie të ryshfetit, kumtuan nga Drejtoria e Policisë së MZ.

Pas arrestimit thuhet se Medojeviq është dërguar në Institutin për zbatimin e Sanksioneve Penale.

Nga Drejtoria e Policisë theksuan se Gjykata e Lartë për Medojeviqin ka urdhëruar burgim me kohëzgjatje deri në dy muaj, pasiqë refuzoi të dëshmojë në lëndën e formuar në Prokurorinë Speciale të Shtetit.

Arrestimin e Medejoviq, përveç  Frontit Demokratik, e dënuan ashpër edhe partitë tjera  opozitare në MZ, Partia Socialiste Popullore, Demos, Demokratët, Mali i Zi i Bashkuar, Mali i Zi i Vërtetë, Lëvizja Qytetare URA , si dhe Kryetarja e grave të Partisë Popullore Evropiane, Doris Pak.

Doris Pak, theksoi se arrestimi i njërit nga liderët e Frontit Demokratik dhe deputetit të Kuvendit të MZ, Nebojsha Medsojeviq, është tyrp.

Pak i bëri thirrje Shefes së Komisionit Evropian, Federika Mogerini, të reagoi lidhur me këtë arrestim.

Nga Partia Socialiste Popullore e Malit të Zi, kumtuan se arrestimi i Medojeviq nuk ishte vendim as evropian, as demokratik.

Nga Mali i Zi i Vërtetë, vlerësuan se arrestimi i MKedojeviq është i motivuar politikisht dhe në kundërshtim me praktikën ligjore vendase. Për  arrestimin e Medojeviq nga Mali i Zi Demokratik theksuan: “Pa marrë parasysh se çfarë mendimesh kemi për zotni Medojeviq, pavarësisht faktit se së bashku me kolegët e tij dhe PDS-në,  ai ishte autori i aferave  më të pista dhe kurdisjeve në llogari të Demokratëve t dhe liderit të saj, duke mbrojtur parimet, rendin ligjor dhe duke treguar solidaritet ndaj opozitës, dënojmë arrestimin e z. Medojeviq,  të realizuar në orët e vona të natës. Është vërtet e papranueshme dhe degraduese që, në kundërshtim me parimet demokratike dhe praktikën evropiane,  që një deputet me imunitetit, arrestohet, dhe ata në momentet kur kreu i grupit të organizuar kriminal dhe krijuesi i PDS-së, Svetozar Maroviq, po ecën lirshëm në Beograd, duke luajtur me drejtësinë dhe duke u qeshur në fytyrë të qytetarëve të Malit të Zi”, kumtuan nga Demokratët.

SHARE