NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR BINJAKËZIMIN E KOMUNËS SË GUCISË DHE PEJËS

0
183

Sot, në Guci  është nënshkruar marrëveshja mbi bashkëpunimin dhe binjakëzimin e komunës së Gucisë he komunës së Pejës.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq dhe Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Siç theksohet një nga prioritetet e këtyre dy komunave është hapja e pikës kufitare në rrugën Murinë-Çakor-Pejë, e cila do të lehtësonte komunikimin dhe rrjedhën e popullsisë si dhe të turistëve që po vizitojnë gjithnjë e më shumë Parkun Nacional të Alpeve.

Gjithashtu theksohet  do të punojnë së bashku për  ndërtimin e projekteve të infrastrukturës, që janë thelbësore për zhvillimin e këtyre zonave.

Në takimin e sotëm u theksua se lidhjet midis Pejës dhe Gucisë për dekada kanë qenë të shumëfishta, si nga fusha  ekonomike, ashtu edhe kulturore dhe të lidhjeve farefisnore, pasiqë sot në Pejë jeton një numër i konsiderueshëm i popullsisë që kanë origjinë nga Plava dhe Gucia, thuhet në kumtesë.

SHARE