DRLEVIQ:  MALI I ZI DO TË INTENSIFIKOJË PUNËN NË REFORMA

0
157

Mali i Zi, do të intensifikojë punën e tij në të ardhmen për të përfunduar me sukses proceset e reformave në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, tha negociatori kryesor i Malit të Zi me Bashkimin Evropian, Aleksandar Drleviq.

Ai tha se shpreson se pret që përpjekjet e tanishme për negociatat do të njihen dhe shpërblehen në Konferencën ndërqeveritare në qershor. Drleviq,  priti sot një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane dhe Kontrollit të Fondeve Evropiane të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, kryesuar nga Kryetari i  këtij Komitetit Kristian Vigenin, kumtuan nga Zyra për Integrime Evropiane.

Gjatë bisedimeve me delegacionin bullgar, negociatori kryesor i MZ, theksoi se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor u forcua gjatë presidencës bullgare, por theksoi gjithashtu se, përveç vullnetit të fortë politik, përkushtimit ndaj reformave dhe rezultateve të mira në planin e brendshëm, dinamika e procesit të negociatave varet nga mbështetja dhe situata e vetë Bashkimit Evropian.

Ndërsa Kryetari i këtij Komitetit Kristian Vigenin, tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin intensiv në të gjitha fushat me qëllim të përparimit të mëtejshëm të Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE.

Vigenin theksoi se Bullgaria është e angazhuar për progres individual drejt anëtarësimit, në përputhje me rezultatet e arritura dhe vlerësoi se viti 2025,  është data reale për pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, duke pasur parasysh progresin e bërë deri më tani dhe angazhimin e fortë për reformat.

Ai inkurajoi Malin e Zi të vazhdojë me reformat e filluara në të gjitha fushat,duke thënë se kjo është mënyra më e mirë për të arritur një cilësi evropiane të jetës dhe integrimin sa më të shpejtë në BE , kumtuan nga Zyra e Integrimeve Evropiane.

SHARE