ZGJEDHJET LOKALE NË TUZ, MË 3 MARS 2019

0
705

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, solli vendim për shpalljen e zgjedhjeve lokale për këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Tuzit,  për më 03 Mars 2019.

“Në bazë të nenit 95, paragrafi 1, pika 10 e Kushtetutës së Malit të Zi, nenet 14, 15 dhe 105 të Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, nenit 36 ​​paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, nenin 38a të Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi dhe vendimit për shkurtimin e mandatit të këshilltarëve, të Kuvendit të Komunës në kuadër të Kryeqytetit-Tuz, Presidenti I Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, sot solli Vendim për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë të Kuvendit të Komunës së Tuzit Këshilltarëve , të cilat do të mbahen më 3 Mars 2019”, kumtuan nga kabineti i Presidentit të Malit të Zi.

Ky vendim hynë në fuqi sot, ndërsa do të publikohet në Fletën zyrtare të Malit të Zi dhe në Fletën Zyrtare të Malit të Zi-rregulloret komunale. Zgjedhjet  lokale të komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, herën e fundit janë mbajtur më 26 Nëntor 2017.

SHARE