GJUKANOVIWQ: MALIN E ZI ASKUSH NUK MUND TA LARGOJË NGA RRUGA E BE

Presidenti I Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka deklaruar se Mali i Zi nuk heq dorë nga Bashkimi Evropian.

Ai në hapjen e Konferencës “Konventa rajonale mbi integrimet evropiane të Ballkanit Perëndimor” ka thënë se ka mësuar ta dojë Ballkanin, pa nevojë që me të të krenohet ose turpërohet, raporton RTMZ. Në këtë citat, siç ka shtuar, është i gjithë thelbi. “Për këtë arsye të gjitha fuqitë e veta i orientojmë drejt integrimeve evropiane dhe se ky është ambienti ynë i natyrshëm. Është e rëndësishme prania e sektorit civil në të gjitha segmentet e shoqërisë sonë. Me miratimin e shumë ideve që kanë ardhur nga sektori civil kemi treguar se jemi të hapur për bashkëpunim”, ka thënë Gjukanoviq.

Gjukanoviq ka thënë se “as në Mal të Zi nuk kemi mirëkuptim për disa organizata joqeveritare që veprojnë si organizata  parapolitike”. “Në Podgoricë, sikurse edhe në Berlin apo në Lubjanë, ose në çdo qytet tjetër në Bashkimin Evropian pushteti fitohet në zgjedhje. Por për dialog dhe bashkëpunim dyert tona janë gjithmonë të hapura”, ka thënë presidenti malazez Millo Gjukanoviq.

Siç ka shtuar ai, ka ardhur koha që me seriozitet ta gjenden zgjidhjet për çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, se ku do të shkojmë nga këtu, që është edhe temë e konferencës së sotme.

 

SHARE