ZYRTARË NGA KOMUNA E TUZIT ZHVILLUAN TAKIME PUNE NË KOMUNËN E ULQINIT, BUDVËS DHE TIVATIT

0
90

Me iniciativë të vet, Ushtruesi i detyrës së Kryeadministratorit të Tuzit,  si dhe UD të Sekretares së Sekretariatit për qeverisje lokale Robert Camaj si dhe Marina Ujkaj,  gjatë muajit maj, kanë zhvilluar disa kontakte dhe takime pune në Komunën e Ulqinit, Budvës si dhe komunën e  Tivatit. Siç kumtohet nga Komuna e Tuzit, në komunë e Ulqinit ata  janë takuar me Kryeshefin e policisë komunale me bashkëpunëtor ku mori pjesë UD i Kryeshefit të policisë Komunale të Tuzit, Reyxhep Çunmulaj  si dhe ndihmës sekretarja e Sekretariatit për qeverisje lokale, kurse në Komunën e Budvës, u takuan me Kryeadministratorën si dhe Sekretarën për qeverisje lokale znj. Danica Kovaçeviq si dhe znj. Milijana V Jellushiq.
Ndërsa në Komunën e Tivatit u pritën nga Kryeadministratorja mr Marija Sijerkoviq, Shefin e Shërbimit për punë të përbashkëta si dhe Kryeshefin e policisë komunale dhe Drejtroi i drejtorisë për punë inspektive.
Gjatë këtyre vizitave janë shkëmbyer përvojat si dhe është treguar për nevojën e realizimit të bashkëpunimit në të gjitha drejtime duke treguar në defektet ligjore dhe duke parë mënyrën e organizimit të tyre dhe formës se si të aplikohën të arriturat në strukturat e organeve të qeverisjes lokale.

SHARE