PRESIDENTI I SLLOVENISË, BORUT PAHOR, PRITET NË MAL TË ZI ME NDERIMET MË TË LARTA SHTETËRORE

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq , priti me nderimet më të larta shtetërore  Presidentin e  Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, i cili ka nisur vizitën e tij zyrtare në Malin e Zi. Siç kumtohet, Pahor nesër do të takohe edhet me Kryetarin e Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq dhe Kryeministrin e Malit të Zi,  Dushko Markoviq.Pahor, në shoqërimin e Ministrit të Kulturës së MZ, Aleksandar Bogdanoviq dhe Kryetarit të Kryeqendrës së Cetisë, Aleksandër Kashqelan, do të vizitojë monumentet kulturore dhe historike në Cetinë, kurse është parashikuar ehe pjesëmarrja e tij në Forumin me temë „To Be Secure“ (2BS), i cili do të mbahet në Budvë.

SHARE