MARKOVIQ, VIZITË ZYRTARE NË KOSOVË, TAKOHET ME HARADINAJ

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq. Sipas një njoftimi, të  kryeministrit të Kosovës Ramush  Haradinaj, ai ka thënë se ardhja e kryeministrit të MZ, Markoviq, i ka dy porosi sot në Kosovë, si, hapja e Qendrës për Zhvillim e Malazezëve në Kosovë, e cila u inaugurua në mëngjes, si porosi që malazezët e Kosovës janë në shtëpinë e tyre në Kosovë dhe do ta kenë përkrahjen e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe, është inaugurimi i autorrugës, që lidh në këtë rast rajonin, lidh Kosovën me Maqedoninë, por lidh edhe Maqedoninë me Shqipërinë, Maqedoninë me Malin e Zi. Gjatë takimit , kryeministrat e dy vendeve fqinje, kanë biseduar për të gjitha temat bilaterale, duke besuar që marrëdhëniet Kosovë-Mal i Zi do të thellohen edhe më tutje për qëllimet e njëjta euroatlantike. “Ndërkaq, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se ka kënaqësinë që me kryeministrin  e Kosovës, Ramush Haradinaj të bisedojë për raportet bilaterale në mes dy shteteve dhe, hapja e Qendrës Zhvillimore, është dëshmi e një miqësie thelbësore dhe të përhershme me Kosovën, si respektim i vlerave të tyre, që janë vlerë e përbashkët euroatlantike dhe multietnike mes dy vendeve”,thuhet në komunikatë.

SHARE