BELGJIKA MBËSHTET RRUGËN EVROPIANE TË MALIT TË ZI

0
87

Belgjika mbështet fuqishëm rrugën evropiane të rajonit dhe Mali i Zi është me shumë parametra një shembull që duhet ta ndjekin vendet e tjera kandidate, tha ambasadori i Belgjikës në Malin e Zi, Konrad Adam, gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq.  “Adam theksoi se vendi i tij mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Malit të Zi dhe rajonit, ku sipas tij Mali i Zi , me shumë parametra paraqet një shembull që duhet ta ndjekin vendet e tjera kandidate”, thuhet në komunikatë. Ai gjithashtu iu referua organizimit të suksesshëm të Konferencës së Parlamentarëve të Rinj të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Podgoricë, dhe përsëri theksoi se parlamenti është vendi ku duhet të mbahet debati politik. Duke vlerësuar se Mali i Zi dhe Belgjika kanë marrëdhënie të shkëlqyera, Brajoviq vuri në dukje se ekzistojnë të gjitha parakushtet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm, veçanërisht në fushën e ekonomisë, që mund të kontribuojë në forcimin e lidhjeve parlamentare. “Duke falënderuar Belgjikën për mbështetjen e deritanishme për të ardhmen evropiane të Malit të Zi, Brajoviq shtoi se pret që përbërja e re e Parlamentit Evropian dhe Komisioni do  të mbajnë politikën e zgjerimit lartë në agjendën e saj”, thuhet në komunikatë.

SHARE