U MIRATUAN NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR PLANIFIKIMIN DHE NDËRTIMIN E OBJEKTEVE

0
79

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar sot ndryshimet në Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Objekteve, me të cilin parashihet zgjatja e afatit për përgatitjen e dokumenteve të këtij planifikimit deri më 31 dhjetor 2018.

Për miratimin e këtij ligjit votuan 41 deputetë të shumicës parlamentare, ndërsa kundër dhe të përmbajtur nuk kishte.

Bashkësia e Komunave të Malit të Zi, në iniciativë propozoi, që ky afat të jetë deri më 31 mars të vitit vijues, por Qeveria  e Malit të Zi, vlerësoi se kjo nuk ishte e justifikuar dhe e përshtatshme, për shkak të detyrimeve ligjore të përcaktuara më parë të vetëqeverisjeve lokale.

Qeveria e MZ, gjithashtu e tërhoqi vendimin e propozuar për miratimin e Planit Hapësinor të Qëllimit  të posaçëm të Parkut Nacional, të Liqenit të Shkodrës, deri në vitin 2025.

SHARE