KËSHILLI I BE-së FTONMALIN E ZI TË BËJË ZBATIMIN E REFORMËS SË LEGJISLACIONIT ZGJEDHOR

0
65

Këshilli i Bashkimit Evropian i ka bërë thirrje Malit të Zi të zbatojë reformën gjithëpërfshirëse të legjislacionit zgjedhor, duke theksuar se në të duhet të marrin pjesë të gjitha partitë parlamentare, shkruan gazeta “Vijesti”.

Në raportin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit, i cili analizon procesin e zgjerimit të BE-së, thuhet se pushteti malazez duhet të tregojnë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe të ofrojnë kushte për punë të lirë në media.

Sipas  gazetës “Vijesti”, Këshilli ka përshëndetur politikën e zgjerimit të BE-së dhe ka theksuar se Brukseli duhet të mbështesë Ballkanin Perëndimor në procesin e transformimit politik, ekonomik dhe shoqëror.

“Në lidhje me zgjedhjet, autoritetet malazeze duhet të zgjidhin të gjitha parregullsitë e theksuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe të demonstrojnë angazhimin politik nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore. Në këtë mënyrë, do të rrisë besimin në procesin zgjedhor. Këshilli përsërit se debati politik duhet të kthehet në parlament dhe se kjo është përgjegjësi e të gjitha partive politike”, thuhet në përfundimet e Këshillit.

“Në lidhje me reformat ekonomike, Këshilli i kërkon Malit të Zi,  të marrë masa për të siguruar qëndrueshmërinë fiskale, zvogëlimin e borxhit të lartë publik, uljen e deficitit tregtar, përmirësimin e reformave të importit, por në prokurimin publik dhe tregun e punës. Ne gjithashtu presim që Mali i Zi të përmirësojë mjedisin e biznesit”, thuhet në raport.

Në Raport, po ashtu thuhet se  ekzistojnë shqetësime serioze lidhur me lirinë e fjalës dhe pavarësinë e medies në Ballkanin Perëndimor dhe thekson se zgjidhja e këtij problemi duhet të jetë një prioritet për qeveritë në rajon.

Ai gjithashtu thekson se Këshilli është i shqetësuar për tendencën për të bojkotuar parlamentin dhe kërkon ngritjen e dialogut politik në parlament dhe një rol më të fortë në sektorin civil.

Gjithashtu, në raport thuhet se :”Terrorizmi, radikalizmi dhe krimi i organizuar vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për sigurinë e BE-së dhe të gjithë rajonit. Këshilli kujton rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit nëpërmjet parandalimit të radikalizmit dhe kontrollit më të fortë të kufirit, gjë që do të parandalonte kontrabandën e armëve”, shkruan në Raport.

SHARE