MINISTRJA NË QEVERINË E MALIT TË ZI, ZNJ. MARIJA VUÇINOVIQ,  VIZITË NË KOMUNË TË TUZIT

0
252

Ministrja në Qeverinë e Malit të Zi, znj. Marija Vuçinoviq, vizitoi komunën e Tuzit, ku u prit nga kryetari i Komunës se Tuzit Nik Gjeloshaj, me bashkëpunëtor.

Siç thuhet në komunikate nga Komuna e Tuzit, ajo i njoftoi për punën e Komisionit të cilin e udhëheq, duke paraqitur mundësinë e ndihmës të cilën qytetarët e dëmtuar mund ta marrin, në rastet e fatkeqësive elementare. Në këtë vizitë, është precizuar numri i kërkesave të paraqitura dhe është bërë marrëveshja e mënyrës së pagesës ndaj të lajmëruarve.

Në Komunën e Tuzit, Vuçinoviq u takua me kryetarin e Komunës, z. Nik Gjeloshaj, këshilltaren në Sekretariatin për Bujqësi, znj. Ismeta Gjokaj si dhe me u.d. Sekretarin për punë, bujqësi dhe kujdes social, z. Esmin Beqoviq.

Në takim pjesëmarrës ishte edhe z. Vukota Stanishiq, udhëheqësi i Sektorit për këshilla në prodhimtari bimore – Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit rural, i cili të pranishmëve ua paraqiti mënyrën e subvencionimit të cilën Ministria gjegjëse ia ofron bujqëve.

Pas takimit, ministrja së bashku me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale kanë vizituar disa nga bujqit, pronarë të serave në territorin e Malësisë, të cilët kanë pësuar dëme të shumta.

SHARE