NESER DO TË MBAHET SEANCA E IV E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT

Nesër mbahet seance e IV e Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, ku do të trajtohen dhe shqyrtohen këto pika të rendit të ditës: 1.Themelimi i klubeve të këshilltarëve, 2. Emërimi i kryetarit dhe anëtarëve të trupave punues dhe forumeve të Kuvendit të komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit.

Seancën e ka thirr Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, në bazë të nenit 40 paragrafi 1 i Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale ( “Fleta zyrtare e MZ) nr.2/18) dhe nenit 60 paragrafi 1 të Statutit të komunës në kuadër të Kryeqytetit-Tuz.

SHARE