GJUKANOVIQ NGA LONDRA: MALI I ZI ANTARJA E  PARË E ARDHSHME E BE-së

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, përfundoi vizitën e tij në Mbretërinë e Bashkuar duke ligjëruar në Unionin e Oksfordit. Duke ju drejtuar studentëve, Gjukanoviq theksoi se e vetmja është Evropa e bashkuar, Evropa stabile dhe shtoi se Mali i Zi do të jetë anëtari tjetër i  parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian.

Gjukanoviq, theksoi se Mali i Zi nuk  është i ngarkuar me afate dhe tha se si të jetë si mos të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, qytetarëve do tu ofroj standard evropian.

Duke komentuar mbi marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Rusisë, Gjukanoviq tha se pavarësisht traditës dhe miqësisë diplomatike për një kohë të gjatë, për shkak të konfliktit në skenën botërore, mundësia e balancimit të Malit të Zi mes miqësisë tradicionale dhe vendosmërisë për të jetuar në një kontekst të ri vlerësues e ka humbur mundësinë. Siç kumtohet, Gjukanoviq së bashku me nikoqirët, vizitoi qendrën universitare më të madhe në Evropë.

Nga Oxfordi  siç u dëgjua gjatë ligjëratave e përshëndetën presidentin e një vendi me një histori të pasur, një vend që është anëtar i NATO-s dhe vendit që do të jetë anëtari tjetër i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian.

SHARE