MARKOVIQ TAKOHET NË NJU JORK ME MOGERININ DHE LIDERËT TJERË TË BALLKANIT PERENDIMOR

0
75

Kryeministri malazez Dushko Markoviq dhe lidertë e tjerë të Ballkanit Perëndimor u takuan në Nju Jork me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogerini dhe Komisionarin Evropian për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë Johannes Hahn.

Temat e diskutimit ishin situata në rajon, bashkëpunimi rajonal dhe puna për Eurointegrim. Siç publikoi në profilin  e saj në Twitter, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, Përfaqësuesja e lartë e BE-së,  Federica Mogerini, ishte mbrëmë nikoqire e një takim joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor .

Sot në Nju Jork është dita e tretë e debatit të përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Kombeve të Bashkuara.

SHARE