FILLUAN BISEDIMET PËR LEGJISLACION ZGJEDHOR

0
59

Kolegjiumi i Kryetarit të Kuvendit të MZ, ka shqyrtuar zgjedhjen e modelit më të mirë dhe mënyrës së punës më të përshtatshme tè deputetëve, me qëllim sigurimit të parakushteve për vazhdim të përmirësimit të legjislacionit zgjedhor.

Kryetari i Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq, ka thënë se është rritur prania e përfaqësueseve të partive politike në Kolegjium. ”Kjo më gëzon. Nuk janë Demokratët, por shpresoj që së shpejti edhe ata do të na bashkëngjitën”, deklaroi Brajoviq.

Ai theksoi se nuk janë të vërteta pohimet se sektorit të Organizatave Jo Qeveritare u është ndaluar prania në ndryshimet e legjislacionit zgjedhor.

”Të ënjtën e ardhshme planifikoj të organizoj takim edhe me liderët e atyre partive politike të cilët nuk kanë klub të deputetëve”, deklaroi Brajoviq.

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit të MZ, Branimir Gvozdenoviq deklaroi pas seancës se diskutimet e sotme ishin të suksesshme.

”Jam i kënaqur me sugjerime të cilat i kemi fituar sot”, tha Gvozdenoviq dhe shtoi së është diskutuar për mundësinë që të formohet grupi punues apo një këshillë i përkohshëm.

Ndërsa deputeti i Frontit Demokratik, Millutin Gjukanoviq, deklaroi pas seancet se për tu mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk është e mjaftueshme vetëm ajo që propozon PDS-ja.

Siç mendon ai nuk është e nevojshme të ndryshohen vetëm ligjet, por edhe ambienti, por edhe Kushtetuta, shtoi ai.

”Njëri nga propozimet tona është që me Grupin punues të udhëheqin dikush nga Fronti Demokratik”, theksoi Gjukanoviq.

Ndërkaq Nënkryetari i Kuvendit tē MZ, njëkohësisht edhe deputeti i Forcës se Re Demokratike, Genci Nimanbegu, deklaroi pas takimit se ka zëra pozitive në diskutimet e sotme.

”Të pranishmit kanë treguar bashk;punim. Nuk ka ekzistuar principi i veçantë,  prandaj shpresoj se kështu edhe do të mbetet”, deklaroi Nimanbegu.

Rashko Konjeviq nga radhët e Partisë Social Demokratike,deklaroi se kanë propozuar që vendimi i trupit punues të miratohet në Kuvend.

”Sa i përket përfaqësueseve të OJQ-ve, mendoj se duhet të jenë anëtarë të Grupit punes si anëtarë të bashkëngjitur, por pa të drejtë vote në vendime, tha Konjeviq.

SHARE