DANÇILLA: RUMANIA MBËSHTET FUQISHËM RRUGËN E MALIT TË ZI NË BE

Kryeministrja e Rumunisë Vasillika Viorica Dançilla, deklaroi se zgjerimi i Bashkimit Evropian do të jetë lartë në agjendën e presidencës rumune të Këshillit të BE-së.

Gjatë takimit të saj me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, ajo theksoi gatishmërinë e vendit të saj për të mbështetur fuqimisht dhe me vendosmëri Malin e Zi në rrugën evropiane.

“Rumunia është një vend mik për të cilin është i rëndësishëm stabiliteti i Ballkanit Perëndimor e për ç’gjë veçanërisht e vlerësojnë faktin se Mali i Zi, është faktor i stabilitetit dhe një vend që ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën e procesit të integrimit për në BE”, theksoi kryeministrja e Rumunisë, e cila njëkohësisht e ftoi Brajoviqin që ta vizitojë Rumuninë.

Gjatë takimit me mysafiren nga Rumunia, Brajoviq theksoi se vizita e parë në atë nivel ishte konfirmim i fortë i miqësisë së dy vendeve, të cilat këtë vit shënojnë një jubile të rëndësishme, 140 vjetorin e Kongresit të Berlinit.

Gjatë bisedimeve u theksua së bashku se bashkëpunimi më intensiv parlamentar, në nivel të grupeve të miqësisë dhe trupave punues, si dhe zhvillimi i marrëdhënieve të partneritetit brenda NATO-s, nxit forcimin e marrëdhënieve të përgjithshme, të cilat në fund duhet të rezultojnë në një bashkëpunim më të fortë ekonomik, veçanërisht në fushën e turizmit dhe energjisë.

 

 

 

SHARE