ALEKSANDAR KASHQELAN ZGJIDHET KRYEBASHKIAK I CETINËS

Kuvendi komunal i Cetinës zgjodhi Aleksandar Kashqelan, për kryetar të bashkisë së Cetinës. Për këtë vendim votuan 16 këshilltarë të PDS-së dhe një këshilltar i SD-së, i cili mjaftoi që Kashqelan  të marrë funksionin e njeriut të parë të Cetinës, tre muaj mbas zgjedhjeve lokale të mbajtura në këtë qytet.

Seanca, siç kumtohet filloi rreth orës 10,  kurse kuorumin për këtë seancë e siguroi këshilltari i SD-së, Ivan Gazivoda.

As në këtë seancë nuk morën pjesë këshilltarët nga radhët e opozitës, por as këshilltari i SD-së, Ivan Ivanoviq.

Rikujtojmë se seanca e djeshme në të cilën duhej të bëhej propozimi dhe zgjidhja e kryebashkiakut të Cetinës, u shty për shkak se nuk kishte kuorum.

Kashqelan, pasi bëri betimin si Kryebashkiak i Cetinës, deklaroi se është në dijeni që e presin përgjegjësi të mëdha në funksionin e Kryetarit të Komunës së Cetinës.

 

 

 

SHARE