SIJARTO: BE TË PËRSHPETOI ZGJERIMIN

0
57

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto, deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë zgjerimin e saj në mënyrë që të pranoi vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne duhet ta zgjerojmë BE sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Sijarto.

Megjithatë, Reuters, i cili transmetoi deklaratën e Sijart, vlerësoi se për Serbinë dhe Malin e Zi, kandidatët më të avancuar në Ballkanin Perëndimor nuk kanë gjasa të hyjnë në bllokun evropian përpara vitit 2025.

Sijarto tha se nuk ishte e nevojshme të pritej shtatë vjet për të përfunduar këtë proces. “Ne duam të shohim BE-NË,  28, 29, 30 (pas Bregzitit BE do të ketë 27 anëtarë) Ballkani Perëndimor është diçka ku mund të ndodhin tensionet”, theksoi kreu i diplomacisë hungareze.

Reuters, gjithashtu, citon pretendimet e diplomatëve të paidentifikuar të BE-së se Franca dhe Holanda janë kundër planeve të BE-së për të lejuar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, për shkak të shqetësimeve se ky vendim mund të forcojë më tej ndjenjat kundër emigracionit në Bashkimin Evropian.

SHARE