MALI I ZI TË ULË SHPENZIMET  PUBLIKE PËR PAGAT DHE PENSIONET

Mali i Zi duhet të vazhdojë të zbatojë strategjinë afatmesme të konsolidimit fiskal dhe të ulë shpenzimet publike për pagat dhe pensionet,  është vlerësuar në Dialogun Ekonomik dhe Financiar, midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Gjatë takimit të mbajtur sot në Bruksel, është rënë dakord që  në masat e reformës për Malin e Zi të përfshihet edhe sigurimi i alokimit të duhur buxhetor për t’u marrë me devijimet fiskale të paplanifikuara.

“Mali i Zi gjithashtu ka rënë dakord të zhvillojnë një plan gjithëpërfshirës për internet, në mënyrë që të shpejtësohet qasja në një rreth më të gjerë dhe për të përgatitur një plan për rritjen e investimeve në kërkime dhe zhvillime”, thuhet në kumtesë të Delegacionit të BE-së në Mal të Zi.

Gjithashtu kumtohet se është rënë dakord bashkërisht për të vazhduar me hapjen e plotë të tregut hekurudhor, ku është e domosdoshme që Mali i Zi të krijojë një rregullator të pavarur dhe të sigurt hekurudhorë dhe të forcohet politika makroprudenciale e Bankës Qendrore.

Nga Delegacioni i BE-së,  kumtuan se është pajtuar të vazhdohet zhvillimi i kuadrit ligjor që është në përputhje me të drejtat e BE-së për dhënien e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private.”Për shkak të papunësisë së lartë në këtë vend, Mali i Zi ka rënë dakord të përmirësojë mbulimin dhe efikasitetin e politikave aktive të tregut të punës, koordinimin e tyre me skemat e asistencës sociale dhe rritjen e regjistrimit në arsimin profesional dhe atë të lartë e i cili do ti përshtatet nevojave të tregut të punës”, thuhet në kumtesë.

Ndërsa, Komisionari për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit, Johanes Han, tha se sot  të të shtatë partnerët janë obliguar të bëjnë thellimin e reformave ekonomike dhe sociale me synimin e përgjithshëm për nxitjen e konkurrencës dhe rritjes.

“Tani  do të duhej të përqendrohemi në zbatimin e fuqishëm të këtyre reformave në mënyrë që njerëzit në rajon të shohin rezultatet e prekshme:  gjithnjë me më shumë punë dhe punë më të mirë dhe rritje gjithëpërfshirëse”,deklaroi Han.

SHARE