NË LONDËR NIS PUNIMET SAMITI I VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR, MARKOVIQ: PRIORITETET KORRIDORI ADRIATIKO-JONJAN

0
77

Sot në Londër, ka filluar takimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Takimi i sotëm i gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor është hapur nga Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, i cili është zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe EBRD-së. Ai ka shprehur gatishmërinë e BERZH-it për të mbështetur projektet rajonale të këtyre vendeve dhe projektet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore hekurudhore dhe të energjisë.

Në këtë samit Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, theksoi se një nga Projektet prioritare rajonale, nga perspektiva e Malit të Zi, janë korridori Adriatik-Jonian, do të thotë qarkullimi rrugor i shpejtë si dhe shpejtësia e gazit, si dhe modernizimi dhe zgjerimi i infrastrukturës hekurudhore.

Duke folur për rajonin në kontekstin e integrimit evropian, Markoviq tha se çdo vend ka dinamikën e vet kur është fjala për afrimin e standardit të jetesës më pranë BE-së.  “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin rajonal ekonomik i cili duhet të forcojë stabilitetin e rajonit, të thjeshtojë funksionimin e ekonomisë në rajon dhe të kontribuojë në rritjen më të shpejtë ekonomike”, tha Markoviq.

Ai kujtoi se në samitin e vitit të kaluar, forcimi i mëtejshëm i integrimit ekonomik rajonal u iniciua nëpërmjet miratimit të Planit Rajonal të Veprimit për Rajonin Ekonomik për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Zbatimi i plotë i këtij Plani të Veprimit, do të thotë thjeshtësimi i mëtejshëm i tregtisë në mallra dhe shërbime, mobilimit më të madh të punës  si dhe të hulumtimeve, tërheqje më intensive e investimeve si dhe forcimit të ekonomisë digjitale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Markoviq.

SHARE