BAKOVIQ: GRUPI KRIMINAL NGA TERRITORI I MALIT TË ZI TENTOI TË VRASË GAZETARËN LLAKIQ

Policia ka dijeni operative se një grup kriminal nga territori i Malit të Zi, bëri vepër penale duke tentuar të bëj vrasjen e gazetares së gazetës “Vijesti” Olivera Llakiq.

Këtë informacion, duke u përgjigjur në pyetjet  e TV “Vijesti”, i dha ndihmës drejtori i Policisë së Punëve të Brendshme të MZ, departamenti për kriminalistikë i policisë së MZ,  Enis Bakoviq.

“Zyrtarët e Departamentit të Kriminalistikës së policisë së MZ, posedojnë sipas të dhënave operative se kush mund të jetë autor i kësaj vepre penale. Bëhet fjalë për një grupo kriminal, i cili nuk është në dispozicion të organeve kompetente të Malit të Zi,  dhe po merren  të gjitha masat dhe po punohet së bashku me policinë ndërkombëtare rreth shqyrtimit të këtyre të dhënave”, tha Bakoviq.

Bakoviq nuk i është përgjigjur në mënyrë konkrete pyetjes nëse është vërtetuar së paku  një motiv operacional për vrasjen në tentativë të gazetares Llakiq.

Olivera Llakiq më 8 maj pasi që ishte kthyer nga puna  dhe pasiqë kishte parkuar automjetin  duke u nisur  për të hyrë në ndërtesë e plagosën n[ këmbë .

Po në të njëjtin vend Llakiq ishte sulmuar fizikisht edhe në vitin 2012.

SHARE