MARKOVIQ: BALLKANI PERENDIMOR DUHET TË SHIKOJË DREJT BE-së DHE NATO-s

0
67

Ballkani Perëndimor duhet të mbetet i fokusuar në proceset e integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO,  si mënyra më e mirë për të forcuar demokracinë dhe zhvillimin, tha kryeministri i MZ, Dushko Markoviq.

Ai theksoi se anëtarësimi i Malit të Zi, në Aleancën Evroatlantike, do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Markoviq, në Samitin e Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore, i cili mbahet në Mal pranë Kranjjit, tha se, duke pasur parasysh sfidat bashkëkohore dhe dinamike me të cilat ballafaqohet rajoni i Evropës Juglindore, korniza ekzistuese paraqet një platformë përmes së cilës ne bashkohemi me zgjidhjet më të mira që do të kontribuojnë në sigurimin e sigurisë, stabilitetit dhe përparimit të rajonit.

“Rajoni duhet të mbetet i përqendruar në proceset e integrimit në BE dhe NATO, të cilat janë mënyra më e mirë për të forcuar demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin në vendet tona.

Ne jemi të sigurt se anëtarësimi ynë në NATO do të ketë një efekt pozitiv në stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë e rajonit”, deklaroi Markoviq.

Markoviq,  gjithashtu rikujtoi se Mali i Zi është i vendosur fort për të ruajtur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për të promovuar bashkëpunimin rajonal. Ai theksoi  për arritjet e MZ, në integrimin evropian dhe reformat e rëndësishme institucionale dhe ligjore që çojnë në rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Unë po shfrytëzoj këtë rast për të shprehur kënaqësinë time me Raportin e Komisionit Evropian për Malin e Zi, i cili u prezantua më 17 prill, e në të cilin u evidentua ecuria e përgjithshme e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në BE, si dhe rritjen e përshpejtuar ekonomike të vitit të kaluar, pasi që ishim njëra nga shtetet më me rritje ekonomitë në Evropë “, shtoi Markoviq.

SHARE