KRYEMINISTRI I HUNGARISË, VIZITË NË MAL TË ZI

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Orban do të takohet me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe Presidentin e Malit tê Zi, Millo Gjukanoviq.

Orban me ftesë të kryeministrit malazez Dushko Markoviq, do qendrojë në vizitë dy ditore në Mal të Zi.

Pas pritjeve me të larta shtetërore, kryetarët e dy Qeverive, siç është parashikuar, do të bisedoj në 4 sy neser në mëngjes.

Të dy kryeminisrat, pas bisedës do të japin deklaratë për opinion dhe do tu pergjigjen pyetjeve të gazetarëve, në Vila Gorica.

Ndërsa me Orban në darkë pune, sot do të bisedoj, presidenti malazez, Millo Gjukanoviq, është kumtuar nga Kabineti i Gjukanoviq. 

SHARE