ME LIGJ TË DËBOHEN AKTIVISTËT NGA VENDVOTIMET

Prania e aktivistëve në qendrat e votimit përforcon keqkuptimin e përhapur ndryshe të qytetarët malazezë, e të cilët mund të dinë se për kë votuan, ndërsa përcjellja e daljes së qytetarëve në votime në Mal të Zi, paraqet problem, megjithëse është një praktikë e zakonshme në demokracitë e zhvilluara,vlerësuan përfaqësuesit e organizatave joqeveritare , të cilët përcjellën zgjedhjet presidenciale në MZ.

Qendra për Tranzicion Demokratik dhe Qendra e Monitorim dhe kërkim (CEMI) gjatë ditës së zgjedhjeve informuan publikun për ekzistencën e mini shtabeve pranë vendvotimeve nga të cilat aktivistët e partisë vërejnë se kush ka dalë në votime.

Shtabet e tilla dhe praninë e aktivistëve të partisë në pushtet i raportuan gjithashtu edhe përfaqësuesit e opozitës, si në këto zgjedhje, po ashtu edhe në të gjitha zgjedhjet e mëparshme në MZ.

Gjatë zgjedhjeve të mëparshme në Cetinë dhe Berane, disa aktivistë të opozitës “hynë ”, në disa shtabe të tilla, të cilët pastaj deklaruan se ata në ato shtabe gjeten listat zgjedhore të qytetarëve dhe në disa mini shtabe thuhet se gjeten edhe para.

Prania e aktivistëve të partisë dhe shtabeve në afërsi të qendrave të votimit i vërejtën  gjithashtu edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, dhe këto u shkruan gjithashtu edhe në përfundimet paraprake të misionit vëzhgues ndërkombëtar të cilët i ndjekën zgjedhjet presidenciale, shkruan gazeta “Vijesti”.

SHARE