PAZHIN: KËTË VIT TË HAPIM KAPITUJT E MBETUR

0
62

Zëvendëskryeministri i MZ, Zoran Pazhin, gjatë takimit me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, tha se në bazë të reformave të zbatuara dhe rezultateve të arritura, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, ai pret që viti 2018 të jetë viti kur Mali i Zi do të hapë të gjitha kapitujt e mbetur negociues dhe do të drejtojë fuqishëm energjinë e gjithë shoqërisë për reforma të mëtejshme drejt një përfundimi të suksesshëm të negociatave me BE-në.

Në një takim të organizuar në kuadër të presidencës bullgare të Këshillit të BE, ambasadori bullgar Mlladen Çervenjakov njoftoi se vendi i tij mbështet ambiciet e larta të Malit të Zi në procesin e negociatave dhe tha se presidenca bullgare, në kontekstin e prioritetit kryesor për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, do të japin kontribut të plotë që këto ambicie të realizohen në masën më të madhe.

“Shefi i Delegacionit të BE në Malin e Zi, ambasadori Aivo Orav, uroi Malin e Zi për trajtimin konstruktiv dhe qasjen e fqinjësisë së mirë, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen pozitive të çështjes së demarkacionit të kufirit midis Malit të Zi dhe Kosovës ai vlerësoi se kjo qasje e Malit të Zi është pikërisht modeli i politikës së bashkëpunimit rajonal të cilin Bashkimi Evropian dëshiron ta promovojë atë nëpërmjet Strategjisë së re të Zgjerimit të BE-së”, kumtohet nga Qeveria e MZ.

Ambasadori Orav gjithashtu theksoi rëndësinë vendimtare të çështjes së lirisë së shprehjes dhe një ekuilibër të besueshëm të rezultateve të arritura në sundimin e ligjit.  Duke paraqitur rezultate kyçe në fushën e luftës kundër korrupsionit, Pazhin theksoi që nga fillimi i punës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, në bazë të mendimeve dhe vendimeve të saj, 127 zyrtarë publikë kanë braktisur funksionet publike.

SHARE