MINISTRI GJERMAN PËR EVROPËN: MALI I ZI ËSHTË SHEMBULL POZITIV NË BALLKAN

0
51

Mali i Zi mund të llogaris në mbështetjen e Gjermanisë në zbatimin e të gjitha reformave të cilat do ta sjellin në Bashkimin Evropian, tha ministri shtetëror gjerman për Evropën, Mihael Rot.

Në takimin me kryenegociatorin e Malit të Zi, në BE, Aleksandar Drleviq, ai tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për lajme të mira nga Ballkani Perëndimor dhe shtoi se Mali i Zi, paraqet shembull pozitiv.

Siç kumtuan nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së MZ, Drleviq informoi ministrin gjerman Rot, rreth statusit të negociatave, duke theksuar se Mali i Zi pret hapjen e kapitullit 27 gjatë muajit dhjetor, si dhe intensifikimin e bisedimeve mbi hapjen e Kapitullit 8 , që ka të bëj me Konkurrencën.

Bashkëbiseduesit siç theksojnë, ranë dakord se përparimi në Kapitujt 23 dhe 24 është çelësi kyç i pranimit të Malit të Zi në BE dhe se është e rëndësishme të vazhdohet me rezultate të mira në fushën e sundimit të ligjit

SHARE