MBAHET VAZHDIMI I SEANCËS SË DHJETË TË VEÇANTË E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT

0
204

Sot u mbajt vazhdimi i seancës së dhjetë të veçantë e Kuvendit të komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, në të cilën u miratuan 10 pika të rendit të ditës.

Në fillim të kësaj seance pati debate midis këshilltarëve të LDSH-së dhe këshilltarëve të PDS-së, lidhur me Propozim Vendimin mbi emërimin e Jurisë për ndarjen e çmimit të Komunës së Tuzit, për vitin 2018 dhe Propozim Vendimi mbi emërimin e Komisionit, për ndarjen e bursave studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme për vitin akademik gjegjësisht shkollor për vitin 2018/19.

Nga ana e shumicës parlamentare u propozua që në komisionin për emërimin e Jurisë te jenë pesë anëtarë ndërsa në emërimin e komisionit për ndarjen e bursave 3 anëtarë, ku nga një anëtar i takon opozitës.

Këshilltari i LDSH-së, Vasel Berishaj, propozoi që në emër të LDSH-së, në emërimin e Jurisë për ndarjen e Çmimit të Komunës së Tuzit të jetë Nikollë Camaj, kurse në komisionin për ndarjen e bursave të jetë Vasel Berishaj.

Propozimi i Berishaj, u kundërshtua nga ana e këshilltarit të PDS-së, Nikollë Gegaj, duke u arsyetua që në emërimin e Jurisë, mos të jenë eksponent politik dhe propozoi që anëtari i pestë të jetë profesor Luigj Berishaj.

Pasiqë nuk u has në mirkuptim nga ana e shumicës parlamentare lidhur me propozimin e LDSH-së, Këshilltari i kësaj parti Ivan Ivanaj, deklaroi se pasiqë u pengon emri i Nikollë Camaj, LDSH, i tërheq propozimet e veta dhe theksoi se LDSH tërhiqet  nga të gjitha komisionet e Komunës dhe kërkoi nga shërbimi i Kuvendit që  ti heqin nga të gjitha komisionet dhe mos ti ftojnë më, pasiqë nuk do të marrin pjesë më në as një komision.

Pas kësaj këshilltarët e LDSH-së, braktisën edhe punën e kësaj seancë.

Kështu në Komisionin e jurisë për ndarjen e çmimit të Komunës së Tuzit, u emëruan: Medaça Muminoviq, Rexhep Çunmulaj, Porf.Dr Mark Camaj, Allmir Lulanaj dhe Luigj Berishaj, ndërsa sekretar i jurisë Emin Haxhi, kurse në emërimin për Komisionin për ndarjen e Bursave u emëruan:Mirsada Suleviq, Enisa Rexhematoviq dhe Prëla Ujkaj.

Po ashtu në këtë seance u votua Propozim Vendimi mbi përcaktimin e numrit të këshilltarëve/eve të cilët zgjedhën në Kuvendin e Komunës së Tuzit, Në Kuvendin e ri të Komunës së pavarur zgjedhën 32 këshilltarë.

Ky numër është përcaktuar në bazë të numrit të votueseve të komunës së Tuzit.   Lidhur me këtë vendim nga pozita dhe opozita, vlerësuan që ky vendim është i rëndësishëm pasiqë i jep mundësi që Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, ti shpallë zgjedhjet për Kuvendin e Komunës së plotë të Tuzit.

Në këtë Seancë u votua edhe miratimi i rezolutës, të propozuar nga Unioni Demokratik I Shqiptarëve që ka të bëj me ruajtjen e Lumit Cem, pasiqë sipas informacioneve që kan Republika e Shqipërisë ka në plan ndërtimin e disa hidrocentraleve në lumin Cem.

Prandaj sipas arsyetimit në këtë rezolutë që ruajtja e lumit Cem është i një rëndësie  të veçantë për banorët e zonës së Cemit të Trieshit, Pikalës, Priftnit, Llofkës Dinoshës, Mileshit, Rrogathit dhe Rakiqit, këshilltarët e shumicës parlamentare të përbërë nga PDS,PB,UDSH dhe SD, si dhe nga këshilltarët  e Alternativës Shqiptare dhe Malit të Zi Demokratik nga radha e opozitës, votuan këtë dokument që ti drejtohet institucioneve gjegjëse të Malit të Zi.

SHARE