GJYKATA E STRASBURGUT VENDOS NË FAVOR TË MALIT TË ZI

Gjykata Evropiane e të drejtave të djeriut, në Strasburg në rastin e lëndës së Vujishiq kundër Malit të Zi vendosi në favor të shtetit të MZ, në bazë të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe lirive themelore.

Nga Shërbimi i Qeverisë së MZ, për informacione, kumtuan se ankesa ishte ngritur për shkelje të supozuar të një prej aspekteve të Konventës (e drejta për një vendim të arsyetuar) dhe Protokollit (mbrojtja e pronës).

“Baza për fillimin e një ankese ishte një mosmarrëveshje civile midis personave fizikë për shkak të pavlefshmërisë së një kontrate për qiradhënien e hapësirave të biznesit, për shkak të ekzistencës së një mase të përkohshme”, thuhet në kumtesë.

Thuhet se  aplikanti ishte personi i lindur në vitin 2005, pas vdekjes së babait të tij, si fëmijë jashtë martese , ndërsa si trashëgimtar i vetëm i tij, u shpall në fund në korrik të vitit 2009 dhe para kësaj u regjistrua në librat kadastralë si pronar i të gjithë pronave të babait.

“Në mes të xhaxhait të tij dhe një kompanie të caktuar në nëntor të vitit 2008, u nënshkrua marrëveshje për dhënien me qira të lokaleve të biznesit në një lokacion luksoz, në pronësi të babait të tij.

Aplikanti ka kërkuar kërkesën për të përcaktuar pavlefshmërinë e asaj kontrate për shkak të masës së përkohshme që më parë ishte përcaktuar për pronën në fjalë “, sqaruan nga Qeveria e MZ.

 

SHARE