PRIORITETI MBËSHTETJA E AMERIKËS PËR INTEGRIMIN E MËTEJSHËM TË MALIT TË ZI

0
33

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë,  Xhudi Rajzing Rainke ka njoftuar se prioritet gjatë mandatit të saj do të jetë që SHBA të mbështesin integrimin e mëtejshëm të Malit të Zi në institucionet euroatlantike.

Siç është kumtuar nga Ambasada e SHBA, Rajzing Rajnke, i dorëzoi sot në Cetinë, letrat kredenciale, Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Ajo gjatë takimit me Gjukanoviq, vlerësoi angazhimin e Malit të Zi për lirinë dhe demokracinë, e cila, siç tha ajo, është forcuar nga pranimi i Malit të Zi në NATO, vitin e kaluar.

Rajzing Rainke, përshëndeti bashkëpunimin e vazhdueshëm me Malin e Zi si një aleat të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës me krenari rrinë pranë  Malit të Zi, si miq, partner dhe aleat.

Gëzohem që së bashku me  autoritetet dhe qytetarët e Malit të Zi, do të punoj për forcimin në lidhjet mes shteteve tona krenare”, tha Rajzing Rainke.

SHARE