DUKOVIQ: TUZI KOMUNË E PLOTË DERI NË FUND TË VITIT

0
102

Zbatimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Organizimin  Territorial, i cili u votua në mars të vitit të kaluar, me të cilin mundësohet që Tuzi të fitojë statusin e komunës së pavarur, fillon më 1 shtator 2018.

Lidhur me këtë deputeti i PDS-së,  Halil Dukoviq,  nuk ka asnjë dyshim se Tuzi do të ndryshojë statusin deri në fund të vitit, sepse, siç thotë ai, asgjë nuk mund të ndodhë që mos të vij deri te kjo.

“Deri te mos shpalla e zgjedhjeve, mund të ndodhë vetëm nëse Parlamenti i Malit të Zi, voton disa ndryshime në ligj dhe duke pas parasysh atë se seanca e fundit është para fillimit të pushimeve të gushtit, gjegjësisht më 23 korrik dhe se në këtë seancë nuk ka pikë të rendit të ditës lidhur me këtë, prandaj më 1 shtator, menjëherë pas pushimeve, nuk ka baza ligjore që mos të vijnë deri të shpallja e zgjedhjeve.

Dihet se zgjedhjet i shpallë presidenti i shtetit dhe se kjo nuk mund të bëhet para 1 shtatorit dhe nëse do të jetë më 5, 10 ose 15, kjo mbetet në të me vendosë.

Gjithsesi, para vendimit, duhet të caktohen konsultime me kryetarët e partive për të vendosur mbi datën e zgjedhjeve”, deklaroi Dukoviq.

Ai tha se afati për mbajtjen e zgjedhjeve është nga 60 deri në 90 ditë. “Me ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për organizimin territorial që u votuan vitin e kaluar është planifikuar që në fillim të shtatorit të shpallen zgjedhjet dhe pastaj  nga 60 deri në 90 ditë të jetë afati për mbajtën e zgjedhjeve. Kur gjithçka llogaritet  zgjedhjet nuk do të jenë para nëntorit. Domethënë  dy muaj minimum dhe tre muaj maksimum që të mbahen zgjedhjet, kështu që mund të jenë 61 ditë, e mund të jenë 89 ditë. Që të dyja datat janë tërësisht të rregullta. Është e njohur se zgjedhjet nuk mund të caktohen sot për nesër. Nëse zbatimi i ligjit fillon më 1 shtator, e gjithë kjo do të përfundoj më së largu deri ka mesi i dhjetorit, gjithçka varet  se kur do të shpallen zgjedhjet, pasiqë kjo është matematika e thjeshtë zgjedhore”,deklaroi Dukoviq.

SHARE