MALI I ZI PËR ANËTARË TË RINJ NË NATO

0
49

Stabiliteti i vazhdueshëm i rajonit është kusht për zhvillimin e mëtejshëm të saj, prandaj Mali i Zi, si një anëtar i NATO-s, fuqishëm mbron vazhdimin e zgjerimit të Aleancës, me synim që integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor të kontribuojë në  stabilitetit edhe më të madh në rajon.

Kështu është theksuar në Projektligjin për Konfirmimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut mbi Pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në NATO, shkruan gazeta „Pobjeda“.

Projektligji për Konfirmimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut mbi Pranimin e Republikës së Maqedonisë së  Veriut,  do të jetë pika e parë e rendit të ditës të seancën e parë pranverore të Parlamentit të Malit të Zi, më 1 mars.

“Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s më 5 qershor 2017 dhe në këtë kuptim anëtarësimi i vet në Aleancë është një garanci e përhershme e sigurisë së tij.

Nga ky aspekt, si anëtar, ai mbron vazhdimin e zgjerimit të Aleancës, me synim që integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor të kontribuojë për një stabilitet dhe siguri më të madhe të Evropës Juglindore, veçanërisht për shkak të faktit se stabiliteti i vazhdueshëm i rajonit është kusht për zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Në këtë drejtim, Mali i Zi mbështet fuqishëm anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO”, thuhet  në arsyetimin e Projektligjit.

SHARE