QDT: TË ZHBLLOKOHET PUNËN E KOMISIONIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE

0
54

Qendra për Tranzicion Demokratik, i bëri thirrje Parlamentit të Malit të Z,  që si institucion i cili e zgjedh Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, urgjentisht të përdorë mekanizmat e tij kontrolluese dhe të bëjë rekomandimet detyruese për zhbllokimin e këtij institucioni.

“Pas ndërprerjes së seancës së KSHZ-së,  për shkak të sëmundjes së Kryetari të këtij Komisionit, ky institucion pushoi së funksionuari në momentin kur duhej të merrte vendime shumë të rëndësishme në lidhje me kundërshtimet për zgjedhjet lokale në Berane dhe Ulqin.

Ne e konsiderojmë të papranueshme që partitë i përdorin këto situata për arritjen e interesave të tyre politike (njëri në Berane dhe tjetri në Ulqin),  të cilët me heshtje dhe duke mos bërë asgjë janë duke krijuar situatën e cila çon  drejt përshkallëzimit të mëtejshëm të problemeve “, kumtuan nga QDT-ja.

Siç theksojnë ata, nëse ky problem vazhdon të injorohet, do të krijohen kushte për të rrezikuar seriozisht procesin zgjedhor në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet presidenciale, si dhe në ngritjen e mëtejshme të tensioneve politike.

“Situata që ka lindur për shkak të rrethanave objektive duhet të zgjidhet në kohën më të shkurtër të mundshme, sepse mos mbajtja e seancave të KSHZ-së dhe mos sqarimi i kundërshtimeve ka pasoja ligjore shumë të rëndësishme.Duke pasur parasysh se KSHZ-ja brenda afatit ligjor nuk ka bërë një deklaratë për kundërshtimet e pranuara në kuptimin formal ligjor, këto kundërshtime konsiderohen të miratuara, pavarësisht nga arsyetimi i tyre. Kjo gjithashtu do të nënkuptonte përsëritjen e zgjedhjeve lokale në disa qendra të votimit, ndërsa komisionet zgjedhore komunale nuk kishin planifikuar zgjedhje të përsëritura. Kjo e bën të pamundur përcaktimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe  me këtë edhe formimi i pushteteve lokale, sepse procesi zgjedhor po bëhet gjithnjë e më i vështirë “, kumtuan nga QDT-ja.

Sipas tyre, afatet janë në vazhdim për zgjedhjet presidenciale, prandaj KSHZ-ja, duhet të jetë operative,  për të marrë vendime shumë të rëndësishme

SHARE