GJUKANOVIQ NË BRUKSEL, TAKOHET ME MOGERININ

0
60

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, qëndroi sot në Bruksel, ku mori pjesë në një drekë pune të organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor, nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogerini.

Siç njoftohet nga kabineti i Presidentit të MZ, përpara fillimit të tubimit të përbashkët, është parashikuar edhe një takim bilateral midis Gjukanoviq dhe Mogerinit.

Kumtohet se takimi bilateraL, është parashikuar me iniciativë të Federika Mogerinit. Siç kumtohet nga kabineti i Gjukanoviq, pas urimit për progresin e Malit të Zi, për procesin e negociatave, fokusi i bisedimeve midis Gjukanoviq dhe Mogerinit ishte procesi aktual në Ballkanin Perëndimor.

Përveç Presidentit malazez,  Gjukanoviq në drekë, ishin edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri  i Maqedonisë Zoran Zaev dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

Në drekë mori pjesë edhe komisionari për zgjerim Johanes Han.

SHARE