DARMANOVIQ: GRUEVSKI NUK ISHTE NË LISTË TË INTERPOLIT KUR KALOI PERMES MALIT TË ZI

0
170

 

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, deklaroi se kalimi i ish Kryeministrit të Maqedonisë,  Nikolla Gruevski, përmes Malit të Zi, nuk ishte i diskutueshëm, pasiqë në atë kohë, kur vendosi të kërkoi azil në Hungari, nuk ishte në listë të Interpolit.

“Maqedonia nuk ka lëshuar as një sinjal në të cilin vendeve tjera  të ua bëjë me dije se ai është person që është jashtë ligjit. Mu për këtë, organet shtetërore malazeze, e kanë trajtuar atë, njëjtë si çdo qytetarë tjetër, i cili gjendej në shoqëri të diplomatëve me targa diplomatike”, theksoi Darmanoviq në takimin e punës me përfaqësuesit e medieve.

Duke komentuar marrëdhëniet me Shqipërinë,  vëmendje e veçantë ju kushtua ndërtimit të mini hidrocentraleve përgjatë lumit Cem, në pjesën shqiptare, Darmanoviq, lidhur me këtë deklaroi se  beson në marrëdhëniet e mira fqinjësore midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.

“Besoj në marrëdhënie të mira fqinjësore me Shqipërinë dhe në informimin midis dy vendeve. Besoj se të gjitha problemet do të zgjidhen në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore. I kemi parashtruar pyetjet dhe tani presim të shohim se si pala shqiptare do të marr qëndrim”, deklaroi Darmanoviq, duke shtuar se nuk din se çka do të ndodhë.

“Procesi do të vazhdoi, komunikimi është intensiv, besoj që këto  çështje do të shkojnë në atë drejtim”, tha Darmanoviq

SHARE