NË PLEVLË BËHET USHTRIMI I ÇETËS KËMBËSORISË ME DIREKTIVAT E NATO-s

0
83

Në kazermat “Vladimir Knezheviq – Vollogja” dhe në poligonet “Zhidoviqi” dhe “Rançe pole” në Plevlë, është duke u zhvilluar stërvitja “Përgjigjja vendimtare 18”, e cila  do të zgjasë nga data17 deri më 21 shtator 2018.

Siç kumtohet nga Ministria e Mbrojtjes së MZ, qëllimi i ushtrimit është të bëhet testimi dhe vlerësimi i 2 çetave të Këmbësorisë të Batalionit të Këmbësorisë dhe Seksionin e NHBO, Departamentit të Policisë Ushtarake dhe Skuadrës së Deminimit të Ushtrisë së Malit të Zi, sipas Programit të Forcave të NATO-s për vlerësimin e forcave tokësore, (CREVAL).

“Një përgjigje vendimtare 18”, sipas skenarit dhe qëllimit, është një ushtrim i pavarur që kryhet në përputhje me direktivën e NATO-s, për ushtrime, e cila mundëson vlerësimin e nivelit të gatishmërisë luftarake të njësive të deklaruara të Ushtrisë së MZ,  për kontributin e NATO-s “, thuhet në komunikatë.

Këto ushtrime realizohen sipas skenarit  të situatave sa më reale, të cilat mund të pritën në operacionet e NATO-s, të spektrit të gjerë, të përshtatura për objektivat e trajnimit dhe procesin e vlerësimit.

“Vlerësimin e gatishmërisë së njësive  luftarake do ta japin juria e  përzier e përbërë nga përfaqësuesi i  Ushtrisë së Malit të Zi dhe Forcave të Armatosura Kroate, nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të Komandës së Forcave Tokësore të NATO-s (LANDCOM), të cilët mbikëqyrin realizimin e vlerësimit”, thuhet në komunikatë.

SHARE