DEMOKRATËT DHE LËVIZJA QYTETAREURA DO TË PRANOJNË INICIATIVËN E FD-së, NËSE I PLOTËSOJNË KUSHTET

0
70

Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA,  do të pranojnë iniciativën e Frontit Demokratik për takim të përbashkët të opozitës, nëse kjo aleancë politike, ndër të tjera, pranon se do të lëshoi përgjithmonë Kuvendin e Malit të Zi dhe Këshillin për reformën e mëtejshme të Legjislacionit Zgjedhor dhe reformave tjera.

Fronti Demokratik i bëri thirrje të hënën opozitës që me veprim të përbashkët joinstitucional, që nënkupton protesta të përgjithshme qytetare, të detyrojnë Qeverinë të japë dorëheqje, me qëllim  të krijimit të kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Siç thuhet në deklaratën e përbashkët, të Demokratëve dhe Lëvizjes  Qytetare URA , luftën e tyre politike ia kanë kushtuar të ardhmes më të mirë të Malit të Zi dhe ndryshimeve të nevojshme demokratike, si parakusht për zhvillimin e lirë dhe progresin e përgjithshëm shoqëror.

SHARE