MARKOVIQ -TRPKOSKI: MARRËDHËNIET MES MALIT TË ZI DHE MAQEDONISË JANË TË MIRA, NDAJMË TË NJËJTAT VLERA

Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Maqedonisë janë të mira dhe përmbajtësore dhe të dy vendet ndajnë të njëjtat vlera evropiane dhe euroatlantike dhe shohin të ardhmen  e vet në BE dhe NATO, u vlerësua gjatë takimit të Kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq dhe ambasadorit të ri të Maqedonisë në Mal të Zi Mihail Trpkoski.

Nga Qeveria e Malit të Zi, është kumtuar se Kryeministri malazez Dushko Markoviq përsëriti mbështetjen e plotë të Malit të Zi për marrëveshjen e arritur mbi emrin e Maqedonisë, duke vlerësuar se më shumë se një dekadë në rajon nuk kishte kaq vendime vizionare  të mençura dhe të guximshme, siç janë marrëveshjet e kryeministrave të Maqedonisë[ dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

“Unë besoj se Maqedonia do të ketë sukses në politikën për të cilat është dashur të ketë vizion dhe guxim”,  deklaroi Markoviq, duke përsëritur se Mali i Zi është gati të ndajë me Maqedoninë të gjitha përvojat e veta nga integrimet evropiane dhe euroatlantike.

Markoviq dhe Trpkovski, siç është kumtuar, kanë vlerësuar se ekziston hapësirë  për bashkëpunim më të fortë ekonomik midis Malit të Zi dhe Maqedonisë, kryesisht në fushat e turizmit dhe prodhimit të ushqimit.

SHARE