SEKULLIQ: INTERESIMI PËR KEMZ MUND TË JETË VETËM MË I LARTË

Interesimi i kompanive të huaja për Korporatën Energjetike të Malit të Zi ekziston dhe ka qenë shumë intensive që nga nisja e të ashtuquajturës rrugë të opsioneve për shitjen e aksioneve nga ana e A2A dhe në të ardhmen ajo mund të jetë vetëm më e lartë, deklaroi Ministrja e Ekonomisë në Qeverinë e Malit të Zi, Dragica Sekulliq.

Duke folur për bashkimin e minierës së thëngjillit të Plevlës të Korporatës Energjetike të Malit të Zi, Sekulliq tha se fjala ishte për një vendim të përgjegjshëm që është në interesin më të mirë të të dy kompanive dhe punonjësve të saj,ashtu edhe të shtetit të Malit të Zi.

Ajo mendon se Korporata Energjetike me minierën e thëngjillit në përbërjen e saj është “më e stabile dhe më e pavarur dhe ka të bëjë me një kompani që ka një furnizim të gjithanshëm nga shfrytëzimi i thëngjillit deri te prodhimi i energjisë elektrike”.

SHARE