MEDOJEVIQ: HAPJA E KAMPEVE PËR EMIGRANTËT RREZIKON INTERESAT E QYTETARËVE DHE SHTETIT

0
112

Hapja e kampeve  për emigrantët në Mal të Zi, seriozisht do të rrezikonte sigurinë e qytetarëve dhe shtetit, pasi Mali i Zi nuk ka kapacitete apo resurse për të menaxhuar dhe kontrolluar mijëra emigrantë, deklaroi njëri nga liderët e Frontit Demokratik dhe Kryetari i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq.

“Mali i Zi me shërbimet e sigurisë, të infektuar seriozisht me korrupsionin, kontrabandim, dhe i lidhur me narkokalterët nuk është në gjendje të përballet me rreziqet serioze të sigurisë të sjellura nga mijëra emigrantë. Shërbimet tona nuk kanë informacion mbi emigrantët, lidhjet e tyre me organizatat terroriste të tilla si ISIS, burimet e financave të tyre, motivet e vërteta të emigrimit dhe qëllimet e tyre politike “, deklaroi Medojeviq.

Siç tha ai, vetëm qeveria malazeze, të cilën ai e konsideron si marionetë, pa ndonjë debat, analizë dhe vlerësime pranon për të hapur kampe për emigrantët në territorin e tij. “Sipas të dhënave të shteteve serioze, tashmë 50,000 emigrantë po presin në veri të Greqisë hapjen e rrugës përmes Malit të Zi.

Varësisht nga përçueshmëria e rrugës, potencialisht pritet të jenë 500,000 emigrantë. Nëse Mali i Zi i pranon dhe i regjistron dhe ata më vonë kthehen nga vendet e BE për shkak të mosmiratimit të azilit ata do të depërtohen përsëri në Mal të Zi, i cili ishte vendi i regjistrimit të parë të tyre “, tha Medojeviq.

SHARE