NUHOXHIQ DHE SUAREZ NËNSHKRUAN MARRËVESHJA PËR PARANDALIMIN E MIGRACIONIT TË PALIGJSHËM

Mali i Zi është i vendosur të zhvillojë dhe përmirësojë ligjet dhe të bashkëpunojë me vendet e tjera për të kontrolluar dhe parandaluar migrimin e paligjshëm, deklaroi Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Mevlludin Nuhoxhiq, pas takimit me ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Spanjës Miguel Fuertes Suarez.

“Bashkëpunimi cilësor në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe turizmit ka çuar në marrëdhënie të mira dhe miqësore midis Malit të Zi dhe Spanjës. Ajo u mbështet gjithashtu nga rrugën tonë euroatlantike dhe evropiane”, u kumtua pas takimit të Nuhoxhiq dhe Fuertes Suarez.

Siç thuhet në kumtesë, arsyeja kryesore për takimin e sotëm ishte nënshkrimi i një marrëveshje ripranimi midis dy vendeve për të kontrolluar dhe parandaluar migrimin ilegal.

Lidhur me këtë Nuhoxhiq, theksoi se Mali i Zi është i vendosur të zhvillojë dhe përmirësojë kuadrin ligjor, institucionet dhe kapacitetet administrative, të bashkëpunojë me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare dhe të përdorë të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion për të organizuar kthimin human dhe krijimin e kushteve për riintegrim të qëndrueshëm të të kthyerve.

SHARE