FAQ: FTESË PËR DHËNIEN E GRANTEVE OJQ-ve

0
134

Fondi  aktiv qytetar publikoi ftesën  e parë për ndarjen e granteve për organizatat joqeveritare, në kuadër të projektit “Për një zë më të fortë  të organizatave të shoqërive qytetare”,  zbatimi i të cilit bëhet me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Podgoricë.

Shuma maksimale e grantit individual është 20 mijë dollarë, kurse do të do të mbështeten së paku pesë projekte. Në fokus të programit është fuqizimi dhe përfshirja sociale e të rinjve, fuqizimi ekonomik dhe politik i grave, bashkësitë e pazhvilluara dhe të margjinalizuara, ndërmarrësit social, mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm dhe parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm.

Për shpërndarjen e  këtyre fondeve mund të paraqitën Organizatat joqeveritare të regjistruara në Mal të Zi, të cilat janë të njohura nga aktivitetet dhe rezultatet e tyre në këtë fushë, pra organizatat që kanë përvojë dhe ekspertizë relevante. Propozimet e këtij projektit dorëzohen deri më 17 tetor.

SHARE