BRAJOVIQ: KA FILLUAR PROCES I RËNDËSISHËM PËR PËRMIRËSIMIN E LEGJISLACIONIT ZGJEDHOR

0
39

Trupi që do të merret me legjislacionin zgjedhor, qoftë ai grup punues apo  komision i përkohshëm parlamentar,  do të duhej të zgjidhet në Parlament, deklaroi kryetari i Parlamentit të Malit të Zi,  Ivan Brajoviq.

Brajoviq, lidhur me këtë  ka thënë se në seancën e Kolegjiumit ka  mbizotëruar një mendim i tillë, por që ky nuk është vendim përfundimtar.

Kolegjiumi i Kryetarit të Parlamentit  të Malit të Zi, ka shqyrtuar sot gjetjen e modelit më të mirë dhe mënyrës së punës së deputetëve për të siguruar parakushtet për vazhdimin e përmirësimit të legjislacionit zgjedhor.

Në këtë seancë nuk kishte përfaqësues të klubit të deputetëve të Malit të Zi Demokratik. Brajoviq tha se ka filluar një proces i rëndësishëm, që synon përmirësimin e  legjislacionit zgjedhor.

Ai tha se pret që vitin e ardhshëm të krijohen të gjitha kushtet e nevojshme që Kuvendi të miratojë  këto ligje dhe në këtë mënyrë të përmirësohet legjislacioni zgjedhor.

SHARE