DARMANOVIQ – NETANJAHU: MIQËSIA ËSHTË BAZË E MIRË PËR BASHKËPUNIM

Miqësia midis Malit të Zi dhe Izraelit është një bazë e mirë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, tha ministri i jashtëm malazez Srgjan Darmanoviç dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, gjatë takimit të sotëm në Jeruzalem.

“Gjatë takimit me mikpritësin, Darmanoviq falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe theksoi rëndësinë e vizitës, duke theksuar se është një manifestim i dëshirës dhe interesit të Malit të Zi për të forcuar dialogun politik dhe bashkëpunimin e gjithëmbarshëm me Shtetin e Izraelit”, kumtohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të MZ.

Darmanoviq theksoi se Mali i Zi është i interesuar në forcimin e lidhjeve me Izraelin përmes intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe turizmit.

“Ai informoi bashkëbiseduesit për aktualitetet dhe dinamikën e procesit të negociatave brenda integrimit në BE të Malit të Zi, si dhe aktivitetet e shtetit të MZbrenda Aleancës”, thuhet në kumtesë.

Në takim, një theks i veçantë u vu në zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e shkencës dhe teknologjive të larta, duke pasur parasysh përparimin e madh, përvojën dhe pozitën udhëheqëse që shteti i Izraelit ka në këtë fushë.

SHARE