ABAZOVIQ: QEVERIA DHE PARLAMENTI NUK I DUAN REFORMAT

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, deklaroi se zvarritja e udhëheqjes së Kuvendit të MZ, për të nisur iniciativën për të krijuar grupin punues ad hoc, për të ndryshuar legjislacionin zgjedhor, tregon se ata nuk i duan ndryshimet dhe reformat që do të përmirësonin proceset zgjedhore.

Ai tha se URA dhe Demokratët, duke paraqitur Planin e tyre të Reformës së Zgjedhjeve më shumë se një muaj më parë, bënë pjesën e tyre të punës dhe se për këtë dokumenti fituan mbështetje nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian.

Abazoviq tha për agjencinë e lajmeve “Mina” se të gjithë ata që pengojnë këtë proces nuk u interesuan për integrimin evropian dhe për përmirësimet në shoqërinë malazeze.

“Përgjegjësia i drejtohet në mënyrë të qartë parlamentit të shtetit dhe kryetarit të asaj shtëpie, Ivan Brajoviq dhe atyre të cilët në të gjitha mënyrat duan ta zvarrisin këtë. Është e qartë se ata nuk duan ndryshime dhe reforma që do të përmirësonin proceset zgjedhore”, tha Abazoviq.

Ai mendon se deputetët në këtë mënyrë konfirmojnë tezën se ata janë zgjedhur në mënyrë jo legjitime  dhe se ky jo legjimitet duan ta ruajnë sa më gjatë që të munden.

“Argument të dytë që do të justifikonte pse nuk është ndërmarrë iniciativat për të krijuar një grup parlamentar ad hoc dhe për të filluar punën për reformat themelore nuk e kam dëgjuar ende”, deklaroi Abazoviq.

Ai tha se Plani për Reformën Zgjedhore është në përputhje me atë që duhet të jetë agjenda evropiane në Mal të Zi lidhur me krijimin e kushteve më të mira për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

SHARE