NË BASHKËPUNIM ME AFARISTËT DERI TE CILËSIA MË E LARTË E LIGJIT

Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e Malit të Zi,  kanë vazhduar komunikimin intensiv me afaristët, në mënyrë që të vihet deri te teksti përfundimtar i Projektligjit për fiskalizimin në shitjen e produkteve dhe shërbimeve, të cilat do të jenë plotësisht të zbatueshme në praktikë.

Përfaqësuesit e Ministrisë dhe Administrata Tatimore dhe Bashkimi i Punëdhënësve,  u takuan për të analizuar së bashku dispozitat e Projektligjit, si dhe modelin e planifikuar të fiskalizimit elektronik për transaksionet në para të gatshme dhe para jo të gatshme. Ministri i Financave të MZ, Darko Radunoviq,  deklaroi, se pavarësisht faktit se diskutimi publik mbi këtë zgjidhje ligjore, tashmë, ka përfunduar,  po vazhdohet  me komunikim intensiv me afaristët, me qëllim të arritjes së një teksti përfundimtar të ligjit që do të zbatohen plotësisht në praktikë, me organizime minimale dhe materiale për taksapaguesit dhe Administratën Tatimore.

SHARE