STIJEPOVIQ: KËRKESA TË FAVORSHME PËR LEGALIZIM

0
120

Kuvendi i Kryeqytetit, miratoi Vendimin për kompensimin e pajisjeve komunale për tokën ndërtimore, si dhe Vendimin për kompensimin e pajisjeve komunale për ndërtimet pa leje me dy amendamente të cilat i ka propozuara Kryebashkiaku i Podgoricës, Sllavolub Stijepoviq.Amendamentet e miratuara janë kompensimet për pajisjet komunale për tokën ndërtimore të cilat në fillim fillojnë të reduktohen për 30 për qind për objektet themelore të banimit deri në 200 m2 dhe ndërtesat e banimit deri në 500 m2, kumtuan nga Kryeqyteti i Podgoricës.

Përveç kësaj, siç theksohet në Vendimin për kompensimin e pajisjeve komunale për tokë ndërtimore për objektet e  paligjshme për pagesë të njëhershme, që nënkupton pagesën e kompensimeve në shumën e përgjithshme brenda 15 ditëve nga data e lidhjes së kontratës, pronari ka të drejtë për një zbritje prej 15 për qind të vlerës së kompensimit . Për këtë zbritje, përveç kësaj llogaritet zbritje shtesë prej 25%, është për ndërtimet ilegale të banimit bazë, deri në 200 m2 të sipërfaqes totale. Kurse për ndërtesat e paligjshme të banimit me sipërfaqe totale deri në 500 m2, zbritja shtesë është 20 për qind. “Zbritje janë parashikuar edhe për pronarët që vendosin të paguajnë tarifën në këste të barabarta mujore.

Qëllimi i Kryeqytetit është që nëë Podgoricë, mos të ketë ndonjë ndërtesë të paligjshme, theksoi Kryebashkiaku i Podgoricës, duke theksuar se përmes procesit të legalizimit, qytetarët do të fitojnë një pronë ligjore, të cilat mu për këtë do të kenë edhe vlerë në treg.

SHARE