PËRGATITJE PËR  SHËRBIME KËSHILLIMORE PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT IPARD

0
182

Shërbimet këshillëdhënëse për Bujqësi dhe Blegtori duhet të kenë informacione të qarta dhe të sakta në lidhje me thirrjen publike të parë  të IPARD për dhënien e ndihmës për investime të pakthyeshme, të cilat do të publikohen në periudhën e ardhshme , pasi që nga ata realizohen kontaktet e para me prodhuesit.

Përfaqësuesit e Drejtorisë për Zhvillim Rural dhe të IPARD, si dhe përfaqësuesit e  Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, prezantuan punonjësit në shërbimet këshillimore për kriteret dhe procedurat për kryerjen e kësaj thirrjeje publike.

“Shërbimet këshillëdhënëse duhet gjithmonë të kenë informacione të qartë dhe të sakta, sepse ata janë në kontaktet e para me prodhuesit bujqësorë, të cilët duhet të kenë një mënyrë të qartë të zbatimit të masave dhe marrjen e mbështetjes”, thuhet në kumtesë të Ministrisë së Bujqësisë.

Ky prezantim u organizua për të përgatitur më mirë të gjitha strukturat për zbatimin e suksesshëm të ftesës së parë të IPARD, për investime në fermat bujqësore që do të publikohen në periudhën e ardhshme.

Nëpërmjet thirrjes së parë publike për fondet nga programi IPARD, fermerët do të marrin 51 milionë euro mbështetje të pakthyeshme. Nga kjo shumë, 39 milionë euro,  do të sigurohen nga fondet evropiane dhe 12 milionë euro nga buxheti kombëtar.

SHARE